Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Auto

Porsche nis prodhimin e makinave elektrike

Prodhuesi me qendër në Stuttgartit nuk humb shumë kohë pasi zbuloi modelin e tij të parë elektrik, Taycan, të mërkurën.

Porsche mund të vonohet pak me makinën e tij të parë elektrike, por ai synon të kompensojë kohën e humbur. Prodhimi serial i Taycan fillon vetëm disa ditë pas premierës botërore të kësaj makine, transmeton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën, më 9 shtator, kopjet e para të automjetit do të dalin nga korsitë e fabrikës, të cilat së shpejti do të arrijnë në disa prej 30.000 klientëve të mundshëm që kanë rezervuar tashmë makinën e tyre.

Është interesante se ata të gjithë rezervuan automjetet para premierës zyrtare në të cilën u zbulua për publikun modeli përfundimtar i Taycan.

Porsche ka investuar shumë para në modernizimin e fabrikës në Cufenhauzen, e cila do të mbledhë këtë makinë.