BMW Series 8 i ri tashmë e një kohë po tërheqë vëmendjen e kompanive që merren me modifikime të veturave.
Modelin që e shohim në këto fotografi është pjesë e kompanisë së njohur gjermane që merret me modifikimin e veturave, Manhart, e cila kreacionin e saj e ka emëruar MH8 600, ku si bazë për ndërtimin e këtij kreacioni ka shërbyer BMW M850i, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoManhart MH8 600 karakterizohet me eksterier me ngjyrë të zezë dhe i dekoruar me shiritat me ngjyrë ari , set i rrotave 21-inç “Concave One Design” nga alumini me ngjyrë të zezë, amortizatorët sportiv “H&R” (vetura tani është më e ulët për 30 mm), sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, paketën për aerodinamikën të bërë nga fibra të karbonit, si dhe motorin V8.
{gallery}
Më saktësisht, Manhart këtë motor, 4.4-litër Twin-Turbo, e ka përforcuar nga 530 në 621 kuajfuqi por nuk ka zbuluar detajet për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale.