Auto

Mercedes-AMG GT 63 S 4-Door përforcohet në 730 kuajfuqi

Foto: Carscoops

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Performmaster, për Mercedes-AMG 63 S 4-Door Coupe ofron paketën e re për modifikim, e cila përveç tjerash përfshinë edhe përforcimin e motorit të këtij modeli 4.0-litër Twin-Turbo V8.

Ky motor, në vend të 639 kuajfuqi tani është me kapacitet prej 730 kuajfuqi, gjë që është e mjaftueshme që shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë ta arrijë për 2.9 sekonda ndërsa atë maksimale e arrin njëjtë sikurse modeli standard, deri në 315 km/h, transmeton Koha.net. Po ashtu, ky AMG 63 S 4-Door në version Coupe vjen me marshin automatik prej 9 shpejtësive si dhe me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat, 4Matic+.

{gallery}

Gjithashtu, paketa e re e Performmaster përfshinë edhe mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), dy mbrojtës të pasmë shtesë (difuzer dhe spoiler), amortizatorët e rinj, si dhe etiketën “1 of 31”.

Me “1 of 31” duket se bëhet fjalë për një seri të kufizuar në vetëm 31 kopje me rastin e 31-vjetorit të kësaj kompanie gjermane.