Brabus prezanton modelin e ri Mercedes A-Class

Brabus prezanton modelin e ri Mercedes A-Class

08 dhjetor 2018 20:13

Kompania e famshme Brabus, kompani që merret me modifikimin e veturave, ka prezantuar programin e saj për modifikimin e modelit të ri të Mercedesit, A-Class (W177).

Më saktësisht, fjala është për versionin A-Class A250 me motor benzinë 2.0-litër Turbo i cili falë paketës së Brabusit “PowerXtra B 25 S” është përforcuar në 270 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Tani, ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 5,9 sekonda dhe atë maksimale e ka të kufizuar në 250 km/h.

Gjithashtu, Brabus për këtë A-Class A250 do të ofrojë edhe paketën për aerodinamikën, dorezat e dyerve nga kromi, rrotat prej 20-inç nga alumini, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave me katër gypa, lëkurë Alcantara në interier, pragjet me dritë, pedalet nga alumini, etj.

Brabus, po ashtu, ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe paketën për versionin A-Class me motor dizel.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme