Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

ZRRE: Tarifat e reja po garantojnë qëndrueshmëri në sistemin energjetik

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka deklaruar se Gjykata Supreme ka vendosur të enjten që vendimi i Bordit të saj i marrë më 8 shkurt për tarifat, të mbetet në fuqi.

Sipas ZRRE-së të premten çmimet e përcaktuara më 8 shkurt janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik.

“Përmes këtij Aktgjykimi të Gjykatës Supreme, vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji i marrë me 8 shkurt 2022, mbetet në fuqi. Ashtu siç kemi theksuar edhe më herët, Bordi i Zyrës së Rregullator të Energjisë gjatë gjithë punës së tij ka zbatuar në mënyrë të drejtë dispozitat ligjore në fuqi dhe ka ushtruar funksionet në mënyrë të pavarur. Bordi i ZRRE-së rikujton se çmimet e përcaktuara janë duke garantuar qëndrueshmëri dhe siguri në sistemin energjetik, rrjedhimisht reflektojnë kostot e sistemit. Mbrojtja e konsumatorëve dhe e gjithë sistemit energjetik janë thelbësore për zgjidhje sistematike dhe afatgjate”, thuhet në një komunikatë të ZRRE-së.