Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zogaj, pikë e re doganore mes Shqipërisë e Malit të Zi

Tiranë, 1 nëntor -“Hapja e pikës së re doganore në fshatin Zogaj, në kufirin me Malin e Zi, do ta kthejë Zogajn në një lagje të qytetit dhe Liqenin e Shkodrës në një aktraksion turistik dhe qendër të zhvillimit ekonomik rajonal”, deklaroi sot zv.kryeministrja e Shqipërisë, Senida Mesi, gjatë fjalës në seancën plenare.

“Kjo pikë kufitare është dakordësuar në mbledhjen e 2 qeverive në Shkodër këtë korrik, duke i dhënë 2 vendeve tona mundësitë për fuqizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të bashkëpunimit fitimprurës të dyanshëm dhe afatgjatë, duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e këtij bashkëpunimi përmes lehtësimit të qarkullimit në kufirin e përbashkët shtetëror”, tha Mesi.

Zv.kryeministrja bëri me dije se pika e përbashkët e kalimit kufitar do të ndërtohet në territorin e Shqipërisë dhe do të ketë një rikonstruksion të rrugës që fillon në Ostros në Mal te Zi–Shirokë-Shkodër. Kalimi i përbashkët do të jetë me një ndalesë, duke thjeshtuar procedurat kufitare.

Mesi sqaroi gjithashtu se kjo pikë do të jetë e hapur 24 orë në ditë për qarkullim ndërkombëtar rrugor dhe qarkullim të personave në Liqenin e Shkodrës, me qëllim lehtësimin e lëvizjes në zonat afër Bashkisë Shkodër dhe zonave të malësisë së Krajës, Komuna e Tivarit, Bar, Virpazar – Mali i Zi në kufirin tokësor dhe liqenor.

Mesi foli për Velipojën si qytezë turistike bregdetare, ku projektet e planifikuara janë rruga e Velipojës, harku Bërdicë – fshati Baks 18 kilometra që është në përfundim. Projekti i rrugës Velipojë – Shëngjin, ku po miratohet projekti teknik me vlerë 10 milionë euro. Lidhja ndërkufitare Velipojë/Pulaj – Ulqin ku për 20 minuta me rrugë të re dhe përmirësim te lumit Buna, qe do të bëhet me fondet e bashkëpunimit ndërkufitar me vlerë 5 milionë Euro. Sistemimi i Bregut perëndimor të liqenit (Ura e Bunës – Shirokë) qe ka filluar te zbatohet nga FSHZH me fonde BE-BERZH ne vleren rreth 8 milionë euro