Është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), ndërmjet kryesuesit të deritanishëm, Skënder Çoçaj dhe kryesuesit të zgjedhur, Albert Zogaj.
Çoçaj gjatë dorëzimit të detyrës i ka uruar suksese kryesuesit të ri Albert Zogaj, raporton EO.
Derisa pas marrjes së detyrës kryesuesi i ri Albert Zogaj tha se në mënyrë të vazhdueshme do të matet performanca e gjyqtarëve.
“Do të doja të ju falënderoja për kontributin e dhënë dhe KGJK ja ka dal me sukses që ta kalojë këtë sfidë të madhe të pandemisë. Mendoj që KGJK-ja kohëve të fundit ka pasur iniciativa të rëndësishme, ne realisht me procesin e vlerësimit të performacës shumë shpejt do të kemi edhe rregulloren” ka thënë Zogaj.
Më tutje Zogaj ka theksuar se do të ruhet pavarësia e sistemi gjyqësor.
“Do të kemi edhe një proces të rishikimit të brendshëm të krejt akteve normative. Duhet të ruhet pavarësia e sistemit gjyqësor dhe çdo mekanizëm do të monitorohet nga Këshilli Gjyqësor, ne nuk jemi kundër asnjë mekanizëm të jashtëm” është shprehur më tutje Zogaj.
Më 23 qershor Këshilli Gjyqësor i Kosovës zgjodhi Zogajn si kryesues të ri të KGJK-së.
Edhe
Zogaj: Zgjedhja e anëtarëve të rinj në KGJK do të jetë transparente dhe pa asnjë lloj ndërhyrje
Pas procesit të votimit unanim të anëtarëve të KGjK-së, ai u zgjodh në pozitën e Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, me një mandat tre vjeçar.
Zogaj është emëruar edhe në krye të Komisionit për Provimin e Jurispodencës, derisa KOHA muaj më parë ka raportuar që ai ushtron disa funksione,praktikë kjo e cila është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit.