Vazhdon beteja për shuarjen e zjarrit prej disa ditësh në fshatin Tygjec, ku janë dëmtuar 10 hektarë me pyje dhe kullosa. Ndërsa zjarri dyshohet se është shkaktuar nga dora e njeriut.
Zjarrfikësit e Kamenicës, megjithëqë, kanë zhvilluar 96 orë punë në intervenim ende nuk kanë arritur ta lokalizonin dhe të shuanin plotësisht zjarrin. Kurse me sukses kanë arritur të shuanin zjarrin, i cili kishte ndodhur në fshatin Lajçiq të kësaj komune me ç’rast ishin djegur 60 arë me pemë të mbjella dhe 60 arë pyll, shkruan sot Koha Ditore.
Nga ana tjetër zjarrfikësit ishin detyruar që të intervenonin edhe në Komunën e Ranillugut me qëllim shuarjen e zjarrit që kishte përfshirë një sipërfaqe me pyje. I tërë ekipi i zjarrfikësve është i angazhuar në fikjen e zjarrit në fshatin Tygjvc, ndërsa edhe me tej policia nuk ka arritur të identifikojë personin për të cilin dyshohet se kishte kryer veprën e zjarrvënies së qëllimshme./Feim Azemi.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)