Policia e Kosovës bën të ditur se dje në Kamenicë janë djegur 5 hektarë pyje, e cila është pronë shtetërore.
Zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë zjarrin, transmeton KOHA.
“Është raportuar se në rrethana të panjohura në zjarr janë përfshirë 5 hektar pyll, pronë shtetërore. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thotë PK.