Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësit e Prishtinës duan që përfundimisht të zgjidhet statusi i tyre

Derisa Prishtina do të ketë polici komunale kur të miratohet Ligji për Kryeqytetin, asgjë nuk është thënë për statusin e zjarrfikësve.

Latif Zeka, shef i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës ka thënë në “038” të KTV-së se kanë kërkuar nga komuna që të jenë pjesë e ligjit dhe të kalojnë nën petkun komunal.

“Ne pagën e marrim nga Komuna por s’jemi me Komunën, s’jemi as me Qeverinë”, ka thënë Zeka.

Zgjidhja e statusit të zjarrfikësve sipas tij është premtim i gjitha qeverive që 6 vjet.

“12 vende të reja për zjarrfikës i kemi por Komuna dhe Qeveria nuk po merren vesh se cila duhet ta hap konkursin”, ka thënë Zeka.