Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarrfikësit e nisin Vitin e Ri me kërkesa të vjetra

Ndërprerja e diskriminimit të zjarrfikësve, nivelizimi i koeficientit, shtimi i numrit të personelit dhe kapaciteteve teknike janë disa prej kërkesave që Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës i ka për institucionet e vendit.

Kryetari i Sindikatës se Zjarrfikësve te Kosovës, Muharrem Beka, deklaroi se tash e vjet i kanë kërkesat e njëjta, dhe si zgjidhje kanë marrë vetëm fjalë dhe premtime.

“Problemet e shërbimit të zjarrfikësve janë të akumuluara me vite. Me shpresë se në fund do të ketë zgjidhje. Viti që lamë pas pati probleme të njëjta, me atë paraprak. Kërkesat bazë janë plotësuar, mirëpo zgjidhja e problemeve të zjarrfikësve është ende larg. Zjarrfikësit s’janë të mbrojtur me ligj, s’kanë statusin juridik, s’kanë një punëdhënës, s’e kanë të definuar qartë statusin. Me lig jemi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, me AME-në (Agjencia e Menaxhimit Emergjent)”, ka deklaruar ai.

Beka theksoi se kjo gjendje e krijuar i rëndon shumë zjarrfikësit, derisa shtoi se gjatë vitit të kaluar kur Kosova u përball me zjarre, punonjësit u angazhuan me aq kapacitete sa kishin. Ai tha se kërkesat e tyre janë shumë primare, duke përmendur se gjendja e tillë është krijuar për shkak të neglizhencës së institucioneve.

Kryesindikalisti shtoi se sivjet shpresojnë që zjarrfikësit të definohen me ligj.

Artikuj të ngjashëm