Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarr në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë

Një zjarr ka shpërthyer në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.

Nga flakët është përfshirë kati i dytë i kësaj shtëpie, shkruan kp.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes por ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar.

KOHA ka pyetur Policinë lidhur me këtë rast dhe posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.

Gjithashtu KOHA ka kontaktuar edhe drejtoreshën e këtij institucioni, Raze Aliqkaj, por ajo nuk është përgjigjur në telefon.