Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se kanë pezulluar operacionin për kërkimin e një turisti që ishte zhdukur më 5 shtator, deri në mbledhjen e informatave të reja.
Në njoftimin në Facebook, Shërbimi tha se autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar për zhdukjen e turistit, derisa operacioni është zhvilluar nga ajri dhe nga toka me perimetër të zgjeruar kërkimi. Në njoftim u tha se janë koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi.
“Operacioni është zhvilluar në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policia e Shtetit , Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Shërbimi i Kërkim - Shpëtimit Malor i Shqipërisë. Operacioni është zhvilluar në 4 drejtime operacionale,1 nga ajri me helikopter dhe 3 të tjera nga toka duke e zgjeruar perimetrin e kërkimit. Gjithashtu jemi koordinuar edhe me Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi, të cilët kanë zhvilluar operacionin në pjesën e Malit të Zi. Fatkeqësisht gjatë kërkimit nuk është hasur në asnjë gjurmë. Operacioni pezullohet deri në mbledhjen e informatave të reja nga autoritet përgjegjëse”, thuhet në njoftimin e së dielës.
-
Shtetasi i Shqipërisë zhduket në mal gjatë mbledhjes së gështenjave, nis kërkimi edhe në Kosovë
-
Shkoi për pushime në Shqipëri, shpallet i zhdukur tash e pesë ditë
-
Turisti lituanez zhduket në Alpet Shqiptare, nisin kërkimet në shtegun Valbonë–Theth
-
Gjenden mbetjet mortore të personit që u raportua i zhdukur në tetor të vitit 2025 në Malishevë
-
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit me operacion në Bjeshkët e Nemuna