Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë zhduket në mal gjatë mbledhjes së gështenjave, nis kërkimi edhe në Kosovë

Gështenja

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është raportuar i zhdukur, pasi kishte dalë të mblidhte gështenja në mal. Që nga atëherë, është bërë e ditur se ka humbur kontaktet me familje.

Për gjetjen e tij, nga Policia njoftohet se janë angazhuar njësitë e kërkimit nga Kosova e Shqipëria.

“Raportohet se viktima, shtetas i Shqipërisë gjatë mbledhjes së gështenjave në mal, ka humbur kontaktin me familjarët e tij. Njësitë policore, njësia për kërkim shpëtim dhe disa persona janë angazhuar në kërkim të viktimës, ndërsa në anën tjetër të kufirit janë angazhuar njësitë e  Shqipërisë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.