Gara tradicionale ndërkombëtare e ushtarit më të mirë e organizuar në Kazermën e FSK-së në Ferizaj të premten, ka nxjerrë në vendin e parë ushtarin e Kroacisë, Maijan Jeliç, ndërkaq si ushtari më i mirë i FSK-së u zgjodh Armend Neziraj i cili bën pjesë në regjimentin e dytë në Istog.
Nëntë shtete kanë qenë pjesëmarrëse me ushtarët e tyre që kanë mbajtur testin fizik, të njohurive të përgjithshme, gjuajte me armë, navigim tokësor, hedhja e granatës, ndihma e parë, vëzhgimi i terrenit dhe marshimi.
Rreshter-majori i FSK-së, Bedri Zuka, i cili njëherësh ishte udhëheqës i garës së FSK-së, ka thënë se gara ka qenë katër ditë dhe është realizuar në bazën e FSK-së në Ferizaj.
"Pjesëmarrës ishin 9 shtete. Ishte e rëndësishme që të kemi bashkëpunim shoqëror, profesional dhe të kemi një pasqyrë të mirë të FSK-së. Shpresoj se të gjithë ndërkombëtarët dhe vendorët janë ndarë të kënaqur me aktivitetet", ka thënë midis të tjerash Zuka.
Ndërkaq, ushtari Neziraj ka thënë se ishte i përgatitur mjaft mirë për të marrë pjesë në këtë garë e cila i teston aftësitë fizike dhe psikike të ushtarëve.
"Shpresoj që këto afate t'i testoj edhe në gara të tjera jashtë vendit. Në këtë garë ka pasur ushtarë të mirë dhe të përgatitur, mirëpo unë me përgatitje ia kam dal të jem i pari", ka thënë Neziraj.
Edhe
Sead Veseli – ushtari më i mirë i Kosovës më 2024
Në kuadër të kësaj gare ndërkombëtare, pjesëmarrës ishin 42 ushtarë nga shteti i Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Kroacisë, Amerikës, Jordanisë, Kanadasë dhe Sllovenisë.
{gallery}
-
Shatrolli dhe Vajcner, fitues të garës “Ushtari më i mirë 2025”
-
Ushtaraku i FSK-së, Ismail Ahmeti siguron vendin e dytë në Iowa
-
Ushtarët e KFOR-it sfidojnë veten në garën për shtyrjen e kufijve dhe të forcimit të rezistencës
-
FSK-ja merr medalje të argjendtë në garën ushtarake "Cambrian Patrol" në Britani