Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhen dy anëtarë të KGJK-së nga radhët e gjykatave themelore

kgjk

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka zgjedhur dy anëtarë nga radhët e gjykatave të shkallës së parë.

Anëtarët e zgjedhur janë gjyqtarja Valentina Sopjani e cila ka marrë 212 vota, dhe gjyqtari Agron Maxhuni i cili ka marrë 204 vota.

Mandati i tyre fillon më 8 korrik.

Dy gjyqtarët u zgjodhën në pozitën e anëtarit të KGJK-së, në tubimin qendror që u mbajt të martën, pas zhvillimit të procesit të brendshëm në gjykata themelore.

Para fillimit të procesit të votimit, u bë e ditur se numri i gjyqtarëve me të drejtë vote ishte 354.

Edhe KGJK-ja certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Maxhuni dhe Sopjani Arbëri KGJK-ja certifikon rezultatet zgjedhore për anëtarët e rinj, zgjidhen Maxhuni dhe Sopjani

Nga ta kanë votuar 303, ndërsa 51 të tjerë kanë munguar.

Në garë ishin edhe kandidatët Ilir Bytyqi e Diora Bajrami. /Ekonomia Online