Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot mbledhje me qendrat në qytetet e Kosovës, ku është bërë e ditur se procesi i zgjedhjeve të brendshme në këtë parti do të rinisë në fillimvitin e ardhshëm, pasi ishte ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve parlamentare dy vite më herët.
Nga këto zgjedhje, VV-ja shpreson të dalë më e fuqishme dhe më e organizuar.
“Në mbledhjen e përbashkët me qendrat u fol edhe për zgjedhjet e brendshme të cilat do të rinisin në fillimvitin që po vjen, të cilat ishin ndërprerë për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Të gjitha qendrat ishin njëzëri dakord për të filluar procesin e brendshëm zgjedhor prej nga do të dalim edhe më të fuqishëm edhe më të organizuar. Mbështetjes dhe rritjes së madhe të LV-së duhet t’ia mbështesim një organizatë edhe më të fortë”, ka shkruar VV-ja në Facebook.
Edhe lideri i kësaj Lëvizje, Albin Kurti, njëherish kryeministër i Kosovës, në intervistën e së enjtes në “Desku” të KTV-së, e konsideroi vonimin e procesit të brendshëm zgjedhor si një nga arsyet pse dështuan në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Sot u mbajt mbledhja me qendrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në të cilën morën pjesë kryeministri, njëherazi kryetari i...
Posted by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Saturday, December 18, 2021