Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV-ja kërkon lehtësim të votimit për mërgatën: Data e zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme

Lëvizja Vetëvendosje njofton se sot ka mbajtur mbledhje me qendrat e saj, ku kryetari i partisë, Albin Kurti, sekretarja organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe koordinatori i qendrave, Valon Hoti, kanë folur edhe për zgjedhjet e parakohshme.

Në njoftimin për media theksohet se Kurti foli rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë krijimin e rrethanave drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Teksa pritet vendimi zyrtar i Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje kërkon që data e mbajtjes së zgjedhjeve të jetë më e afërta e mundshme”, citohet të ketë thënë Kurti.

Në këtë takim, siç njofton VV-ja, po ashtu u fol edhe për rëndësinë e madhe që ka mërgata.

“Shteti i Kosovës, përmes institucioneve kompetente, duhet ta bëjë sa më të lehtë mundësinë e votimit nga mërgata, e jo t’ua vështirësojë një gjë të tillë, siç është bërë në të kaluarën”, thuhet tutje.

Edhe VV-ja me fitore rekorde, por Kurti s’përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja Zgjedhjet 2025 VV-ja me fitore rekorde, por Kurti s’përjashton mundësinë e zgjedhjeve të reja

Pas këtyre diskutimeve mbledhja vazhdoi me çështjet organizative.

“Viti 2020, përkundër vështirësive që ka patur për shkak të pandemisë e zhvillimeve të tjera në vendin tonë, cilësohet si i suksesshëm organizativisht për Organizatën tonë. Në këtë vit, përmes procesit të brendshëm zgjedhor, kemi arritur të konsolidojmë një pjesë të madhe të strukturave tona organizative, teksa vitin po e përmbyllim me rreth 10 mijë anëtarësime të reja e me fitoret plebishitare në komunën e Besianës dhe në Veriun e Mitrovicës. Lëvizja Vetëvendosje dhe strukturat e saj organizative janë gati për referendumin që do të ndodhë në këto zgjedhje. Ndryshimi aq shumë i nevojshëm dhe i kërkuar nga populli, nuk ka asnjë arsye të mos lejohet që të ndodhë”, thuhet në fund të njoftimit të VV-së.