Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani beson se transformimi i FSK-së në Ushtri të Kosovës do të bëhet me ndryshimet kushtetuese të Kosovës.
“Në aspektin tekniko-doktrinal FSK-ja është e gatshme për transformim në ushtri. Ky transformim do të arrihet me parterët ndërkombëtar”, tha Ramadani në një intervistë për televizionin publik.
Sipas tij niveli i bashkëpunimit më qytetarët e Kosovës dhe komunitetet e tjera është ën nivel shumë të mirë. Ai beson se do të ketë lëvizje në këtë vit. “Në pafundësi ne nuk mund të presim për transformim, kemi një kalendar të qeverisë”, tha ai.
Ramadani vlerësoi se iniciativa e Thaçi për transformimin e FSK-së, ka pasur efekt shumë pozitiv.
Ai bëri me dije se komunitetet në FSK sot janë mbi 10 për qind në tërësi. “Sot rreth 6 për qind në FSK janë të komunitetit serb. Ky është një tregues se ka një afërsi të institucioneve të Kosovës dhe qytetarëve të vendit”, tha zëvendësministri i FSK-së.
Ramadani tha se buxheti për këtë vit për FSK-në është mbi 50 milionë euro. “Plani i transformimin do të merr 10 vite. Ky plan ndahet në disa faza të transformim. Për çdo vit do të ketë rritje të buxhetit. Për këto 10 vite do të kemi Forcat e Armatosura për 10 vite”, tha Ramadani.
-
Ibishi: Transformimi i FSK-së në ushtri s’mund të bëhet për 4 vjet
-
E ardhmja ushtarake e FSK-së vendoset më 14 dhjetor
-
Transformimi i FSK-së në Ushtri shkon në Kuvend në dhjetor
-
Ramadani thotë se Ushtria e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë edhe me atë të Serbisë
-
Qeveria e bindur se FSK-ja as s’do të mbetet barrë e as peng i buxhetit të Kosovës