Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Qeveria e bindur se FSK-ja as s’do të mbetet barrë e as peng i buxhetit të Kosovës

Kosova ka ecur para në tentimin e saj të tretë për ta bërë ushtrinë e Kosovës.

Kuvendi tashmë e ka futur në agjendën e tij për tetor votimin e projektligjeve.

Zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani, pas kthimit nga SHBA-ja, i ka thënë KTV-së se rruga e ndërrimit të statusit të Forcës është e qartë dhe po bëhet në koordinim me shtete aleate.

Sipas tij, ajo çka është e sigurt është se FSK-ja do të jetë forcë mbrojtëse.

Ramadani ka folur edhe për implikimet buxhetore të ushtrisë së ardhshme, ndonëse nuk ka specifikuar shumën e parave që duhet ndarë për të.

Ai ka thënë se ajo nuk do të jetë barrë e buxhetit e as nuk do të mbetët peng i saj.

Numri dy i politikës së FSK-së ka theksuar se duhet sqaruar fakti se FSK-ja nuk do të bëhet ushtri në ditën e parë të votimit, por kjo do të ndodhë në një plan strategjik 10-vjeçar.

Edhe Kosova ‘nuk kursen’ buxhet për Ushtrinë Arbëri Kosova ‘nuk kursen’ buxhet për Ushtrinë

Skënder Perteshi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ka thënë se është koha ideale që tentimi i tretë për ta bërë ushtrinë të realizohet.

Opozita ka shprehur gatishmërinë për ta përkrahur ndërrimin e statutit të Forcës.

“Kuvendi këtë vit ka pasur probleme të mëdha më kuorumin dhe mundësia e votëbesimit të qeverisë do të ishte fatale për të ardhmen e FSK-së”, ka theksuar Perteshi.