Në Kosovë sot nuk është shënuar asnjë rast i të vdekurve nga koronavirusi.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook njofton se kanë rezultuar pozitivë 77 pacientë. Të shëruar janë 59 pacientë.
“Sot Kosova po shënon zero raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me Covid 19, nga 649 testime që janë bërë, pozitivë kanë rezultuar 77”, shkroi ai.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, njofton se numri total i rasteve pozitive është 16.502 raste nga 77.272 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 59 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.333.
Rastet pozitive janë nga komuna e Prishtinës 46 raste, komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Gjilan 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Lipjan dhe Shtime.
Shëndeti riprodhues është një nga objektivat për të tre nivelet e përkujdesjes shëndetësore në Republikën e...
Posted by Armend Zemaj on Thursday, October 15, 2020
-
Asnjë i vdekur dhe 5 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Asnjë i vdekur dhe 23 raste me COVID-19 në Kosovë
-
Asnjë i vdekur dhe 18 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Për ditën e dytë me radhë asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë
-
35 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, asnjë i vdekur