Në Kosovë nuk është regjistruar asnjë i vdekur nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nga 2.007 testime, 5 kanë rezultuar pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se janë shëruar 184 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 102.966.
Numri total i rasteve pozitive është 107.410 raste nga 611.357 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Rastet pozitive janë nga komunat: Fushë-Kosovë, Gjilan, Mitrovicë, Obiliq dhe Prishtinë, secila me nga një rast.