Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për ditën e dytë me radhë asnjë i vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Për ditën e dytë me radhë në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes nga COVID-19, ndërsa numri i rasteve të reja pozitive me koronavirus po vazhdon të bjerë.

Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në 24 orët e fundit janë testuar 3012 mostra dhe 31 kanë rezultuar pozitive.

Nëntë raste pozitive janë regjistruar në Prishtinë, pesë në Gjilan, nga tri në Mitrovicë e Podujevë, nga dy në Ferizaj, Prizren e Vushtrri dhe nga një në Deçan, Dragash, Fushë-Kosovë, Kaçanik e Obiliq.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.244 raste pozitive me koronavirus, ndërsa 2239 kanë përfunduar me fatalitet.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 95 pacientë, duke e çuar shifrën totale të shëruarve në 101.374. Janë 3631 raste aktive.