Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Asnjë rast me COVID-19 për të dytën ditë radhazi në Kosovë

Asnjë rast pozitiv me COVID-19 nuk është regjistruar të martën, për të dytën ditë radhazi në Kosovë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nuk ka as raste të vdekjes si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, numri i rasteve aktive është 49.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar 91 persona.

Me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 823.271, ndërkaq me dozë të tretë dhe përforcuese janë vaksinuar 102.866.