Rishikim i masave kur është në pyetje qarkullimi midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është paralajmëruar të martën nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
Ai, në takim me zv.ministrin e Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasanin, në Prishtinë të martën ka thënë se përmirësimi i gjendjes me COVID-19 në të dyja shtetet e mundëson një gjë të tillë.
“Në takim u theksua se përmirësimi i situatës lidhur me Covid-19 në dy vendet tona, jep mundësinë e rishikimit të masave lidhur me qarkullimin midis dy shteteve, duke ndihmuar kështu edhe subjektet e fushës ekonomike që të përballojnë situatën e krijuar nga Covid-19”, ka bërë të ditur Zemaj përmes një statusi në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Zemaj: Po shohim mundësinë e lehtësimit të disa masave
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut javën e ardhshme pritet të hapin kufijtë pa kushte
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për gjendjen me COVID-19 dhe hapjen e kufijve
-
Zemaj: Vendimi i Maqedonisë së Veriut për teste vështirëson qarkullimin
-
Maqedonia e Veriut shqyrton sërish mbylljen e kufijve me Kosovën