Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, Venko Filipçe, ka paralajmëruar mundësinë që këto ditë qeverisë t’i sugjerohet rivendosja e kufizimeve me Kosovën dhe Serbinë.
Në Maqedoni të Veriut kanë nisur të ulen shifrat e të vdekurve dhe të infektuarve me COVID-19, ndërsa përgjegjësit shëndetësor të këtij vendi i druhen ndikimit nga vendet fqinje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një konferencë për shtyp, Filipçe ka thënë se komisioni për sëmundje ngjitëse gjatë fundjavës ka shqyrtuar intenzivisht mundësinë e marrjes së disa masave në kufijtë me Kosovën dhe Serbinë.
Mundësia e mbylljes së kufijve ishte paralajmëruar javën e kaluar, por u vendos që ata të mbesin të hapur.
“Dua të them që është absolutisht e mundur që këto ditë të propozojmë disa masa, nëse konfirmojmë se rreziku nga hyrja e qytetarëve të vendeve të rajonit, mund të rrezikojë sistemin tonë”, ka thënë Filipçe.