Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar të hënën se “e ka nisur hartimin” e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore, ligj ky që ekziston tash e 6 vjet.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përmes këtij ligji do t’u krijohet mundësia qytetarëve që të jenë të siguruar dhe t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor.
“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit”, ka thënë Zemaj.
Rreth kësaj, KOHA ka raportuar më herët. Ligji për Sigurimet Shëndetësore është hartuar 6 vjet më parë.
Disa nene të tij është dashur të amendamentohen që nga viti 2016.
Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani nuk kishte arritur ta dërgojë atë në Kuvend, pasi që ishte rrëzuar qeveria, derisa ish-ministri Uran Ismajli nuk ishte marrë me të.
-
Zemaj synon “hartimin” e ligjit që ekziston tash e 6 vjet
-
Edhe ministri i pestë i Shëndetësisë premton jetësimin e sigurimeve shëndetësore
-
Vitia nuk tregon se kur fillon zbatimi i sigurimeve shëndetësore
-
Projektligji për Sigurime Shëndetësore procedohet në Kuvend, opozita e quan të mangët
-
Opozita e quan fushatë procedimin e Projektligjit për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor