Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti pasi është shënuar një rekord tjetër i zi, ku janë regjistruar 2110 raste ditore me koronavirus në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 4 të vdekur.
“Rekord i zi! Sot, 2.110 raste të reja me Covid-19 dhe 4 të vdekur. N’dorë t’Zotit! Qeveria e praktikantëve po vazhdon me avazin e vjetër; krejt për pushtet e asgjë për shëndet! U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre si dhe iu uroj shërim sa më të shpejtë të gjithë të infektuarve. Të dashur qytetarë, edhe pse kjo qeveri tashmë ka dështuar e menaxhimi ka degraduar, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë ju lutem VAKSINOHUNI. Në të njëjtën kohë, ne të gjithë duhet të vazhdojmë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mbani maskat! Respektoni distancën! Mbani higjienën!” – ka shkruar Zemaj në Facebook.
-
Zemaj: Paaftësia e Qeverisë po e dëmton shëndetin
-
Ish-ministri Zemaj: Në fazën më kritike me COVID-19, Qeveria mendon veç për vota
-
Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: S’mund të ketë sukses nga kolltukët
-
Zemaj akuzon Qeverinë Kurti: Dështim e degradim në shëndetësi
-
Zemaj: Qeveria Kurti s’ka aftësi të menaxhojë me shëndetësinë