Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e re të Kosovës për menaxhimin e pandemisë. Sipas tij, rritja e rasteve të reja në dhjetë ditët e fundit është brengosëse.
“Për dhjetë ditë, është shumë brengosëse rritja e infeksionit me Covid-19. Virusi ka marrë hov të madh. Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës. Fronti i betejës kundër virusit është i hapur. Demagogjia dhe shantazhi dëmtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike”, ka shkruar ai në Facebook.
Zemaj vazhdimisht ishte lavdëruar për punën e tij për menaxhim të pandemisë. Megjithatë, pavarësisht se ai ishte ministër deri në fund të marsit, Kosova ende s’kishte marrë asnjë vaksinë kundër koronavirusit.
-
Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë
-
Zemaj: Paaftësia e Qeverisë po e dëmton shëndetin
-
Zemaj: Qeveria po mundohet ta menaxhojë online pandeminë
-
Zemaj kritikon Qeverinë: Nuk e ka pasur pandeminë prioritet
-
Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Krejt për pushtet asgjë për shëndet