Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës, duke thënë se po tregon paaftësi në menaxhimin e pandemisë.
Zemaj ka thënë se vetëm gjatë janarit janë regjistruar 46 mijë raste me COVID-19 dhe kanë vdekur 30 persona.
“Përfundimisht, paaftësia qeverisëse dëmton shëndetin. Dëmton ekonominë. Dëmton mirëqenien. Dëmton shtetin. I dëmton krejt pa përjashtim si dhe është e padrejtë ndaj të gjithëve. Mirënjohje pafund për profesionistët shëndetësor, sepse përkundër trajtimit të keq që po iu bën kjo Qeveri e paaftë, ata po qëndrojnë fuqishëm në ballë të betejës kundër pandemisë. Qytetarë të dashur, ju lutem që të kujdeseni maksimalisht për vete dhe më të dashurit tuaj!” – ka shkruar Zemaj në Facebook.
-
Zemaj: Vetëm Qeveria dhe Latifi s’po e shohin dështimin e thellë në shëndetësi
-
Zemaj: Virusi ka marrë hov të madh, Qeveria e mashtrimit në gjumë të thellë
-
Zemaj: Qeveria po mundohet ta menaxhojë online pandeminë
-
Zemaj kritikon Qeverinë për menaxhimin e pandemisë: Krejt për pushtet asgjë për shëndet
-
Zemaj: Arben Vitia duhet të japë dorëheqje të parevokueshme