Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, e ka përmendur Kosovën në mesin e shteteve në të cilat presidenti Donald Trump ka ndikuar sivjet që të parandalohen luftëra.
Ajo e theksoi këtë, derisa ia atribuoi presidentit amerikan meritat për t’i shuar tensionet ndërmjet vendeve.
“Presidenti tani i ka përfunduar konfliktet midis Tajlandës dhe Kamboxhias, Izraelit dhe Iranit, Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos, Indisë dhe Pakistanit, Serbisë dhe Kosovës, dhe Egjiptit dhe Etiopisë... Kjo do të thotë se presidenti Trump e ka ndërmjetësuar, mesatarisht, rreth një marrëveshje paqeje ose armëpushim në muaj gjatë gjashtë muajve të tij në detyrë”, ka theksuar Leavitt.
Artikuj të ngjashëm
-
Trump përsëri për ndalimin e luftës Kosovë-Serbi: Nëse s’po ia dilni më thirrni dhe e zgjidhim
-
Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë
-
Trumpi sërish: Shpëtuam shumë jetë në Kosovë
-
Trumpi thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë
-
Trump ripërsërit se e ka ndalur luftën mes Kosovës dhe Serbisë