Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: Pse u frikësua e u sikletos Veseli nga e vërteta e Krasniqit

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka quajtur të papranueshme dhe të patolerueshme ndaljen e fjalimit të kolegut të tij Frashër Krasniqi nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ymeri në një postim në Facebook, ka shkruar se Kuvendi nuk është pronë private e Veselit që të vendos sipas qejfit se kujt t’ia ndalojë fjalën.

“Është tërësisht e papranueshme dhe e patolerueshme praktika autoritare e udhëheqjes së seancave nga Kadri Veseli. Kuvendi i Kosovës nuk është pronë e tij private që të vendos sipas qejfit të tij se kujt t’ia ndaloj fjalën e kujt jo”, ka shkruar Ymeri.

“Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, Frashërin, Atdheun, Egzonin dhe Adean, nga ajo foltore i kanë quajtur me dhjetra herë terroristë – pa asnjë fakt e bazë, e kurrë nuk u është ndërprerë fjala”, ka shtuar ai.

“Pse u frikësua e sikletos aq shumë Kadri Veseli nga e vërteta që deshi t’ua thoshte Frashëri?! Secili deputet i Kuvendit të Kosovës, të drejtën për të folur në Kuvend e ka të siguruar nga qytetarët dhe të garantuar nga Kushtetuta, prandaj ky veprim autoritar i Kadri Veselit është i papranueshëm”.

Artikuj të ngjashëm