Pas ndërprerjes së fjalës deputetit Frashër Krasniqi në seancën plenare nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetët e Vetëvendosjes kanë dalë në një konferencë për medua ku kanë thënë se kjo sjellje e tij është e patolerueshme dhe e turpshme, transmeton kp.
“Për mua është një akt i papranueshëm del dhe ia ndalon fjalën deputetit kundër çdo rregulle pa thënë asnjë fjalë, është e qartë pse ai ndali fjalën ai e ka kuptu që procedura gjyqësore kundër nesh ka ra në ujë dhe po shihet qartë, dhe me këtë Kadri Veseli e din se i ka shku ftyra. E vërteta është që ai nuk don me ni për neve. Kur na kanë qujt terrorist neve pas asnjë fakt, çka doni me than para qytetarëve, nanave tona familjeve tona, duhet me kërku falje me një rast te montum politik, ju keni shkaktu shqetësim, mërzi në familjet tona. Shokun ma të mire na e keni marrë. Kjo ka qenë ajo që e ka penguar Kadri Veselin se rasti i montuar ndaj neve për sulmin në Kuvend është rast i turpshëm.
Shefi i deputetëve të Vetëvendosjes tha se Veselit sot i doli fytyra e vërtetë e gangsterit për shkak se ia ndaloi të drejtën elementare një deputeti.
“Kadri Veseli me qasjen e tij kallxoi që Frashërin ende e konsideron terrorist dhe ka dorë drejtpërdrejtë në atë çka i ka ndodh Vetëvendosjes, Veseli është që ka pas dorë në këtë”, tha Konjufca