Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri: Haradinaj po mbahet si peng i Serbisë

Kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri në facebook ka reaguar kundër vendimit të sotëm rreth Ramush Haradinajt , transmeton Koha.net.

me këtë Ymeri ka thënë se Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë dhe se është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë.

Ymeri ka shkruar:
“Është e padrejtë që Ramush Haradinaj vazhdon të mbahet i ndaluar në Francë. Haradinaj sot është peng i aktakuzave të montuara politike të Serbisë. Pra po mbahet si peng i Serbisë.

Republika i Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Juridiksioni i saj në Kosovë nuk ekziston. Atëherë si i bëhet që prokuroria e Serbisë paska efekt juridik mbi qytetarët e territorin e Kosovës?

Këtë nuk bën ta pranojë assesi Republika e Kosovës. Ramush Haradinaj është qytetar i Republikës dhe luftëtar vetmohues për çlirimin e saj po nga Serbia. Aktakuzat e Serbisë nuk bën të pranohen. Nga askush në Kosovë. Nga askush që e ka njohur Kosovën si Republikë”.