Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se mbajtja e Ramush Haradinajt në Francë ishte padrejtësi ndaj luftës çlirimtare të UÇK-së.
Në një reagim në Facebook, Ymeri ka thënë se duhet të marrin fund fletë-arrestet e Serbisë ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
“Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar Ymeri në Facebook.
“Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë”, ka shtuar lideri i VV-së.
-
Ymeri: Haradinaj po mbahet si peng i Serbisë
-
Veseli: Duhet t’u jepet fund fletarresteve të Serbisë ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së
-
Engel shpreson që lirimi i Haradinajt të kthejë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve
-
Meta përshëndet lirimin e Ramush Haradinajt
-
Lunaçek mirëpret lirimin e Haradinajt, kërkon heqjen e fletarrestimeve nga Serbia