Ministri i Ministrisë së Administratës Publike Mahir Yagcilar, ka pritur Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, Kıvılcım Kılıç, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Ambasadorja Kılıç, e përgëzoi Yagcilarin për riemërimin e tij, për të udhëhequr serish Ministrinë e Administratës Publike dhe në emër të Republikës së Turqisë, shprehu mbështetjen e plotë për bashkëpunim të më tejmë me Republikën e Kosovës.
Yagcilar shprehu mirënjohjen e tij dhe të shtetit të Kosovës, ndaj shtetit Turk, për mbështetjen e shumanshme dhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të realizuar deri më tani, duke potencuar vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të ngushtë, bilateral, ndërmjet dy shteteve.
Ambasadorja Kılıç ri përsëriti zotimin se shteti turk gjithmonë do ta mbështes Kosovën.