Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se pret të marrë ftesë nga Gjykata Speciale.
Haliti për "ABCnews" ka mohuar se është ftuar nga Specialja.
“Unë nuk jam intervistuar nga Gjykata Speciale dhe pres që të intervistohem”, thënë ai.
Intervista e Halitit për këtë medium pritet të publikohet më vonë si e plotë.
Xhavit Haliti ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, ndërsa më pas u bë pjesë e PDK-së si një prej themeluesve, me të cilën parti fitoi disa mandate si deputet. Ai aktualisht është kryetar i degës së PDK-së në Pejë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hamza: Fillimisht Ligji për Specialen, por nëse dikush ka plan me çu vendin në zgjedhje është temë tjetër
-
Mblidhet PDK-ja
-
Hamza: PDK-ja e gatshme për presidentin, menjëherë pas ndryshimit të Ligjit për Specialen
-
Haliti: Nëse pajtohet për ndryshimin e Ligjit, LVV-së duhet t’i votohet cilido emër që ofron për president
-
Kurti: Asnjëherë s’kam pritur drejtësi nga Specialja, këtë javë i përgjigjemi iniciativës së PDK-së