Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, po qëndron në Kosovë në prag të shënimit të 27-vjetorit të Masakrës së Reçakut.
Ai të mërkurën ka takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shoqëruar nga bashkëshortja dhe bashkëpunëtorë, njoftoi Zyra e Kryeministrit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Gjatë një bisede të përzemërt, kryeministri u shpreh se është gjithmonë i lumtur ta mirëpresë dhe ta takojë ambasadorin Walker, duke shprehur mirënjohjen e tij të thellë për rolin historik që ai ka pasur për popullin e Kosovës në ekspozimin e krimeve gjenocidale të Serbisë, për miqësinë e çmuar që vazhdon dhe për angazhimin e tij të pareshtur në shërbim të së vërtetës dhe drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Të dy biseduan për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për përgatitjet për ceremoninë përkujtimore të Masakrës së Reçakut, e cila do të mbahet nesër në komunën e Shtimes, ku të dy do të marrin pjesë.