Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Bujar Bukoshi, më 2 prill të 2011 kishte shtruar një drekë të shtrenjtë në restorantin “Puro” në Prishtinë.
Fatura e Bukoshit për këtë rast kishte kushtuar 115 euro.
Bukoshi kishte porositur 4 gota “Chivas 12 Years”, ku vetëm një gotë ka kushtuar 4 euro 40 cent. Në total 4 gota chivas të porositura nga Bukoshi i kanë kushtuar shtetit 17 euro e 60 cent.
Aty nuk ka munguar as pija tjetër “Jack Daniels” nga e cila është pirë vetëm 1 gotë, që ka kushtuar 4 euro, raporton Kallxo.com.
Përveç pijeve të shtrenjta alkoolike në gota, ata kanë porositur edhe një shishe verë të llojit “Serego Alighieri” e cila ka kushtuar 65 euro.
Edhe
Mbi 15 mijë euro shpenzime për pije në kabinetin e ish-ministrit Kuçi
Aty janë porositur edhe 2 shniclla të cilat kanë kapur koston e 17 euro e 60 cent si dhe një pasta prej 5.5 euro.
Dy shishe ujë i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 4.5 euro, ujë Rugove që kishte kushtuar 2 euro dhe ujë Panna Acqua 2.5 euro.
Truproja i Hashim Thaçit shpenzoi në minibare të hoteleve të Turqisë
Ish-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me shefin e sigurimit të tij gjatë kohës sa ishte kryeministër, Xhavit Ferizin, kishin shpenzuar 200 euro në minibar gjatë qëndrimit dyditor në Turqi.
Hashim Thaçi kishte shpenzuar në minibar vetëm për një ditë 122 euro.
Ndërsa Xhavit Ferizi kishe shpenzuar brenda dy ditëve qëndrim në Turqi 78 euro në total.
Natën e parë të qëndrimit në Turqi, Ferizi kishe shpenzuar me 32 euro, ndërsa natën e dytë 46 euro.
Kryeministri Thaçi përveç minibarit, nuk ia ka lënë keq as me barin e hotelit. Ai gjatë qëndrimit në Turqi kishte shpenzuar 144 euro në barin e hotelit apo ‘summit bar’.
Edhe
Shteti paguan 88 shishe verë për Hashim Thaçin
Bekim Çollaku nuk e kishte shfrytëzuar minibarin, mirëpo në barin e hotelit kishte shpenzuar 62 euro.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri që gjatë kësaj kohe ka qenë shef kabineti i Kryeministrit Thaçi e ka konfirmuar për Kallxo.com se Xhavit Ferizi i njohur si "Raketa" ka qenë shef i sigurimit të Thaçit.