Pjesëtarët e ish-qeverisë Thaçi ishin gostitur në një darkë jo të lirë natën e 14 qershorit të vitit 2011.
Restoranti “Ambient”, në Prizren kishte pritur një delegacion qeveritar për të shërbyer një darkë që kushtoi 1 mijë e 6 euro.
Fatura zyrtare figuron se është lëshuar në orën 00:48, megjithëse qeveria e cilëson si “drekë zyrtare”.
Në këtë darkë, zyrtarët kishin porositur ndër tjerash bakllavë dhe deserte të tjera që në total kushtuan mbi 60 euro.
Nga llojet e alkooleve në këtë faturë figuron ‘Chardoney” nga Mali i zi dhe verë vendore ‘Stone Castle’.
Aty ishin porositur edhe mish viçi, pule, peshk e sallata të ndryshme./Kallxo.com
Artikuj të ngjashëm
-
Për dy vjet, Haradinaj dhe “armata politike” e tij - 672.223 euro për dreka
-
Për dy vjet, Haradinaj dhe “armata politike” e tij - 672.223 euro për dreka
-
Deputetët me shpenzime milionëshe, luks me dreka, udhëtime e akomodime në hotele
-
Shteti paguan 88 shishe verë për Hashim Thaçin
-
Raki me mjaltë në drekën e Bujar Bukoshit