146 euro u shpenzuan nga buxheti i shtetit për të mbuluar një drekë të kabinetit të ish-zëvendëskryeminsitrit, Bujar Bukoshi.
Dreka zyrtare e Bukoshit, e datës 17 shtator 2011 nuk pati mungesë të varieteteve të alkoolit.
Atë ditë, në restaurantin ‘Vila Park’, në Prizren ishte porositur raki rrushi me mjaltë, raki kumbulle (Lincura) dhe raki dardhe (Pircher).
Përveç kësaj, nga zyrtarët qeveritarë u konsumuan edhe disa lloje të mishrave dhe specialitete të restorantit.
Në faturën zyrtare përfshihen edhe pogaqja me hudhër, specat nga furra, kërpudha e perime të fërguara dhe torta me mollë për desert./Kallxo.com
Artikuj të ngjashëm
-
Si të ulet niveli i sheqerit në gjak pas drekës së Bajramit
-
Maliqi: Njësia Speciale shkoi në Skenderaj me qëllim të mirë, fyerjet e qytetarëve ishin pavend
-
Si e përshtati Pekini menynë e banketit shtetëror me shijet e Trumpit
-
Qeveria në detyrë ndan mbi 10.8 milionë euro për zgjedhjet e 7 qershorit
-
Opozita bllokon pakon kundër inflacionit, me arsyetimin se me të LVV-ja do që të blejë vota