Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi paraqet rrezik për vendin dhe nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Kështu thanë zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në një konferencë për media ku ngritën shqetësimet e tyre lidhur me dialogun në nivel presidentësh që po vazhdon në Bruksel.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se së bashku me qytetarë duhet të bashkohen për të ndalur dëmet që po i shkaktohen Kosovës nga bisedimet Kosovë - Serbi, raporton KsP.

“Hashim Thaçi në Bruksel nuk përfaqëson Kosovën. Ai e përfaqëson vetëm vetveten. Këtë duhet ta dojë edhe BE-ja, pasi ai nuk ka legjitimitet. Përveç, partisë së tij, askush nuk e do atë si përfaqësues. Ne nuk mund të vazhdojmë me një dialog të tillë, pa e pasur një raport për dialogun deri më tash”, tha Haxhiu.

Ajo numëroi disa nga pasojat e këtij dialogu, ku tha se si rezultat sot Serbia është në zemër të Kosovës.

Edhe “Thaçi s’e ka legjitimitetin për të biseduar me Serbinë në Bruksel” Video “Thaçi s’e ka legjitimitetin për të biseduar me Serbinë në Bruksel”

Nënkryetarja Fatmire Kollçaku tha se shqetësues është fakti se në krye të bisedimeve është njeriu i cili nuk është president koncensual dhe i cili ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme për ‘Zajednicën’.

“Ai për të arsyetuar këto shkelje po dëshiron të bind se duhet të ndryshojë Kushtetuta e jo të jap presidenti përgjegjësi”, theksoi ajo.