Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i ka thënë drejtoreshës për Evropë Kontinentale në ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, se presidenti i Kosovës Hashim Thaçi s’ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun me Serbinë.
Në një takim të sotëm me delegacionin francez, Ahmeti ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të jetë bartës i dialogut.
“Marrëdhëniet midis Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend, e me theks të veçantë dialogu me Serbinë, ishin temat qendrore të takimit. Duke falenderuar autoritetet franceze për mbështetjen e vazhdueshme në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës, kryetari Shpend Ahmeti shprehu qëndrimin e Partisë Socialdemokrate, se Kuvendi i Republikës duhet të jetë bartës i dialogut me Serbinë, prej ku duhet të burojë platforma shtetërore, ekipi negociues dhe komision mbikëqyrës. Kreu i PSD-së ritheksoi se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka legjitimitet për t’i drejtuar bisedimet në emër të Kosovës, e se Kuvendi i Republikës duhet t’i përcaktojë premisat mbi të cilat do të funksiononte ekipi negociues dhe parimet mbi të cilat do të negociohej një marrëveshje eventuale me Serbinë”, thuhet në njoftim të PSD-së.
Ahmeti po ashtu kërkoi nga shteti francez mbështetje për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe anëtarësimin e Kosovës në Interpol.
“Zyrtarët e Republikës së Francës shprehën besimin e tyre që partitë politike, të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës, do ta gjejnë së shpejti një zgjidhje të përbashkët për të ecur tutje në dialogun me Serbinë, në funksion të marrëveshjes Kosovë-Serbi. Diplomatët francezë veçuan po ashtu nevojën për reformën në drejtësi, e sidomos miratimin dhe zbatimin e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme”, thuhet më tej në njoftim të PSD-së.
-
Sipas kryetarit të PSD-së, Kosova duhet të mandatojë ekip gjithëpërfshirës për dialogun
-
Finlandës i kërkohet ndihma për liberalizimin e vizave
-
PSD: Grupi negociues i qeverisë, instrument për legjitimim të presidentit Thaçit
-
Ahmeti: Thaçi s’e ka mbështetjen e PSD-së për udhëheqës të dialogut
-
PSD: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun