Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD: Thaçi nuk ka legjitimitet për të udhëhequr dialogun

Partia Socialdemokrate është shprehur edhe një herë kundër që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, t’i prijë procesit të dialogut me Serbinë në Bruksel, duke thënë se një gjë të tillë duhet ta bëjë Kuvendi i Kosovës, pasi sipas kësaj partie, ai është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë.

Nënkryetari i PSD-së, Visar Ymeri, ka thënë në një konferencë për media se është e domosdoshme që Kuvendi i Kosovës të marrë rol udhëheqës në këtë proces të dialogimit.

“Kjo nënkupton që kuvendi duhet të jetë i përfshirë që nga fillimi e deri në fund. Legjitimiteti fitohet vetëm nëse kuvendi është i përfshirë në këtë proces përgjatë gjithë dialogut. Strategjia, platforma duhet të miratohet në Kuvendin e Kosovës. Ne si parti konsiderojmë se kjo platformë duhet të shërbejë si parim bazë dhe udhërrëfyes në këtë proces. Kushdo që mendon se në dialog duhet të shkohet pa vija të keqe, e ka gabim. Kosova i ka disa çështje që nuk i diskuton me Serbinë, pasi ajo është shtet”, tha Ymeri, raporton KsP.

Ndërsa, Dukagjin Gorani, tha se duhet të ekzistojë një mekanizëm mbikëqyrës për procesin e dialogu.

“Kuvendi i Kosovës duhet që me votë të kualifikuar ta emërtojë bartësin e këtij procesi. PSD nuk mendon se ekziston një bartës i këtij procesi. Të mandatuarit duhet t’i japin përgjegjësi kuvendit për çdo gjë që arrihet në dialog. Kuvendi duhet ta ketë mundësinë për shkarkimin e të mandatuarëve nëse gjendet shkelje. Kuvendi duhet ta formojë një grup të veçantë që do ta mbikëqyrë këtë proces dhe ky grup duhet të drejtohet nga opozita”, tha ai.

Edhe PSD-ja fton partitë të përkrahin Projektrezolutën dhe Projektligjin për dialog Arbëri PSD-ja fton partitë të përkrahin Projektrezolutën dhe Projektligjin për dialog

Ai tha se presidenti i vendin nuk është legjitim për të udhëhequr me dialogun.

“Nuk ka dyshim që Thaçi aspiron të jetë udhëheqës i dialogut, por PSD mendon se ai nuk ka legjitimitet, pasi Kuvendi i Kosovës është i vetmi organ që ka legjitimitet për një gjë të tillë”, tha Gorani.