Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar e gatshme të protestojë kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak të deklaratave të tij për korrigjim të kufirit të Kosovës.
Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka thënë se draft-statuti për Asociacion e komunave serbe është antikushtetues, ndërsa ka theksuar se presidenti Thaçi “nuk ka kredibilitet as nga Kuvendi as nga qytetarët që të shkojë në Bruksel dhe të bisedojë për këtë çështje me Vuçiqin”.
Deputetja tjetër, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje të reja, ndërsa ka paralajmëruar protesta kundër presidentit Thaçi.
“Presidentin Hashim Thaçi do ta pengojmë në mënyra të ndryshme që mos ta dëmtojë edhe më shumë vendin. Nuk përjashtohen protestat”, deklaroi Nagavci.
-
LVV-ja e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi
-
Në Intervistën e Javës në Koha.net, deputetja Haxhiu flet për zhvillimet e fundit politike
-
VV-ja paralajmëron protesta nëse Thaçi s’e ndal dialogun pa mandat kushtetues
-
VV-ja fton të gjitha partitë dhe aktivistët e tyre në protestë për ta ndalë “aventurat e Thaçit”
-
Në LDK thonë se VV-ja s’di të bëjë protesta paqësore