Protesta dhe demonstrata popullore ka paralajmëruar deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu, nëse, siç është shprehur ajo, presidenti Hashim Thaçi nuk ndal dialogun pa mandat kushtetues.
“Ne do te veprojmë varësisht prej situatës. Nëse Hashim Thaçi nuk ndalet, protestat dhe demostratat janë të pashmangshme dhe të domosdoshme”, ka thënë deputetja Haxhiu.
Lidhur me qëndrimin e Listës Serbe, e cila është shprehur e gatshme të rrëzojë Qeverinë, nëse nuk hiqet taksa prej 10 për qind për produktet serbe, pasi është pyetur, nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku, nuk përjashtoi mundësinë e shfrytëzimit të votave të LS-së për rrëzim të Qeverisë.
“Ne jemi për zgjedhje të jashtëzakonshme, nëse ata (Lista Serbe) votojnë për rrëzim të Qeverisë, edhe votat e tyre llogariten”, ka thënë Kollçaku.
-
Në Intervistën e Javës në Koha.net, deputetja Haxhiu flet për zhvillimet e fundit politike
-
Haxhiu: Nëse PSD-ja është kundër Thaçit, le të dalë në protestë
-
VV s’përjashton protestat për të penguar Thaçin “të mos e dëmtojë edhe më shumë vendin”
-
Haxhiu: Deputetët duhet të marrin pjesë në seancë, Kushtetuesja e tha qartë
-
Haxhiu paralajmëron ndëshkim për ata që e çojnë vendin në zgjedhje, opozita e kritikon LVV-në