Lëvizja Vetëvendosje e fton LDK-në në protesta kundër presidentit Hashim Thaçi.
“Kryesia Vetëvendosje sot shqyrtoi gjendje politike, krizën institucionale dhe lojën e rrezikshme të Presidentit Hashim Thaçi. Pas diskutimeve të anëtarëve të kryesisë, u mor vendim që ta ftojmë Lidhjen Demokratike të Kosovës për organizimin e përbashkët të protestave dhe të fillojmë përgatitjet për to”, thuhet në njoftimin e partisë.
Kryesia e VV-së beson se protestat janë të domosdoshme që të parandalohet dëmi.
Por dy nënkryetarët e LDK-së, Agim Veliu dhe Haki Rugova, kanë deklaruar se LDK-ja nuk është e interesuar të demonstrojë dhunshëm nëpër rrugë.
Haki Rugova ka thënë se Vetëvendosje nuk di të mbajë protesta paqësore andaj preferojnë rrugët ligjore për ta parandaluar rrezikun që i kanoset vendit.