Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi dërguar mediave, ka thënë se ndërtimet në rrugën Deçan - Plavë janë ndërprerë pas kërkesës së Manastirit të Deçanit.
Sipas kësaj partie, rruga Deçan-Plavë është rrugë me rëndësi shtetërore e kombëtare dhe se ndalimi i punimeve në këtë rrugë nuk guxon të vijë assesi nga udhëheqja e Manastirit të Deçanit “që nuk ka asnjë të drejtë të përzihet në këto punë”.
“Lëvizja Vetëvendosje, Qendra Deçan i dënon ashpër përpjekjet e vazhdueshme të Manastirit për pengimin e zhvillimit të Komunës së Deçanit. Ne kërkojmë poashtu nga Ministria e Infrastrukturës që të veprojë sipas ligjit. Qeveria e ka për detyrë ta zgjidhë në mënyrë që mos t'i vendosë qytetarët përballë klerit të politizuar”, thuhet në reagimin e VV-së, dega në Deçan, raporton Koha.net.
Ky subjekt politik u ka bërë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që “mos të bien pre e politikave të pasardhësve të kriminelit Millshoviq”.
-
Ramosaj u dërgon letër institucioneve, kërkon zgjidhje për rrugën Deçan - Plavë
-
Vetëvendosja kërkon shpjegime për ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë
-
LVV: Hoti po i zbaton kërkesat e Vuçiqit
-
Pezullohen punimet në rrugën Deçan-Plavë
-
Lekaj thotë se punimet në rrugën Deçan – Plavë po kryhen jashtë zonës së mbrojtjes