Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Prishtinë ka reaguar pas largimit të asamblistes Berna Saraçi nga Grupi Parlamentar i tyre në kuadër të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Përmes një postimi në Facebook, VV-ja ka shkruar se urojnë që ky vendim të jetë marrë me vullnet të lirë e jo me ndrydhje e devijim “siç na është paraqitur nga vetë ajo”.
Sipas VV-së, në mbledhjen e fundit të kryesisë së Qendrës me grupin e asamblesitëve, ish-asambleistja Berna Saraçi i ka paraqitur shqetësimet e saj në raport me kërcënimet dhe shantazhet që po i bëhen asaj dhe familjes së saj nga eksponentë të partive të pushtetit lokal.
“Të njëjtët e paraqitën sot aderimin e saj në këtë subjekt si sukses. Jemi të shqetësuar për Bernën si ish-kolege e jona por edhe si qytetare e këtij qyteti. Gratë në politikë kanë nevojë për mbështetje por mbi të gjitha për vendosmëri që t'i bëjnë ballë çfarëdo shantazhi të ndërlidhur për veprimtarinë e tyre politike”, thuhet në njoftim.
Sipas VV-së ky është një rast i qartë i kërcënimit derisa u kanë bërë thirrje institucioneve të drejtësisë të fillojnë hetimet mbi rastin.
-
VV-ja në Prishtinë thërret në mbledhje bordet nëpër ndërmarrjet publike
-
Për një muaj: Asamblistja e Prishtinës kalon nga VV-ja në PDK, kthehet sërish në VV
-
PDK-ja ia merr VV-së një asambliste, vazhdon “lufta” për ndërmarrjet publike në Prishtinë
-
AAK-ja largon në Prishtinë asamblisten për “marrëveshje të fshehta”
-
VV: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja në Prishtinë e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin