Më 21 qershor, Berna Saraçi la Lëvizjen Vetëvendosje dhe si “vera” aderoi në PDK. Edhe zyrtarisht ndërroi ulëse në mbledhjen e 5-të të kuvendit komunal të Prishtinës. Por nuk shkoi shumë kohë dhe ajo i ra sërish, pishman.
Në ditën kur grushtet u përdorën në Kuvendin e Kosovës, kreu i LVV-së, Albin Kurti bashkë me dy përfaqësuesit në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla e Arianit Beqiri, e rikthyen Bernën në mesin e këshilltarëve komunalë të Vetëvendosjes.
Pas kësaj, aksionarët e zgjedhur në mbledhjen e jashtëzakonshme kanë dërguar ftesë për takim me borde të ndërmarrjeve publike komunale për të hënën në orën 14:00.
“Nëse bordet nuk përgjigjen, është vepër penale dhe do të shkojmë në gjykatë”, ka thënë Arianit Beqiri, këshilltar komunal nga LVV-ja.
Lëvizja Vetëvendosje nuk po e pranon vendimin e mbledhjes së rregullt në të cilën u anulua votimi i aksionarëve nga opozita. Për këtë ka marrë përkrahje edhe nga Ministria e Pushtetit Lokal.
Edhe
Për një muaj: Asamblistja e Prishtinës kalon nga VV-ja në PDK, kthehet sërish në VV
Në tërë këtë kohë e heshtur vazhdon të jetë qeverisja komunale.
LDK-ja dhe PDK-ja pa folur për këtë temë, po vazhdojnë të menaxhojnë me ndërmarrjet publike në Prishtinë.
-
VV-ja në Prishtinë thotë se asamblistja që shkoi në PDK ishte e kërcënuar dhe e shantazhuar
-
PDK-ja ia merr VV-së një asambliste, vazhdon “lufta” për ndërmarrjet publike në Prishtinë
-
LVV: Nuk është prishur koalicioni LDK-PDK në Prishtinë
-
VV: S’jemi të sigurt se LDK-ja e PDK-ja në Prishtinë e kanë shkëputur 100 për qind koalicionin